Drita dhe Vavalis ndajnë rrugët

Futboll

Drita dhe Vavalis ndajnë rrugët

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 22:41
Akis Vavalis

Akis Vavalis nga sot nuk është trajner i Dritës së Gjilanit. Klubi kosovar ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin grek.

"Klubi jonë FC DRITA dhe treneri Akis Vavalis kan ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. Rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin. Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës", ka njoftuar skuadra nga Gjilani. "Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Vavalis dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe ju dëshiron suksese".

Në tabelën e Superligës kosovare të kryesuar nga Ballkani, Drita gjendet në vendin e tretë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat