Ylli i Barcelonës, Gavi do t’i nënshtrohet sot operimit, pas këputjes së ligamenteve.
Këputja e ligamenteve po ashtu ka ndikuar edhe në pjesën e meniskusit.
Barcelona shpreson që Gavi do të rikthehet në fillim të sezonit të ardhshëm, pasi që pritjet janë që ylli spanjoll të humbasë pjesën e mbetur të këtij sezoni, Evropianin Euro 2024 dhe Lojërat Olimpike.
Siç bëhet e ditur nga “AS”, operimin e Gavit sot do ta bëjë doktor Joan Carles Monllau në Spitalin e Barcelonës.