Dortmundi pa mbrojtësin 28 vjeçar kundër Milanit në “San Siro”!
Borusia Dortmund konfirmon se mbrojtësi 28-vjeçar, Niklas Sule nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit, takim ky i vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.
“Niklas Sule nuk do jetë me ne për arsye shëndetësore.Karim Adejemi dhe Sebastien Haller, të cilët munguan të shtunën kundër Borusia Mynshengladbahut, janë pjesë e grupit,” shkruan klubi.
Sule është një nga lojtarët kryesorë të verdhezinjtë, pasi ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për skuadrën gjermane. Dortmundi është i pari me shtatë pikë, ndërsa Milani në vendin e tretë me pesë pikë. Në këtë grup janë edhe PSZH e Njukasëll.