Zekerija Ramadani ulet në stolin e trajnerit të KF Drita nga Gjilani?!
Drita e Gjilanit është ndarë me trajnerin grek, Akis Vavalis. Këtë e ka bërë të ditur klubi gjilanas të hënën mbrëma. Largimi i Vavalisit erdhi pas humbjes nga Prishtina në derbin e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Menjëherë pas këtij “divorci” në mediat kosovare ka nisur të qarkullojë emri i “timonierit” të ri të Dritës. Bëhet fjalë për Zekerija Ramadanin, 45-vjeçarin që në sezonin 2021-2022 drejtoi Egnatian, si dhe ish-trajner i Flamurtarit në sezonin 2015-2016.
Ramadani është një njohës i mirë i futbollit tonë, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Trepça 89’, Feronikelit, Prishtinës dhe Gjilanit.