Bayern Munichu ka shprehur interesim për Ronald Araujon.
Mediumi gjerman “Sky Sport DE” raporton se gjiganti bavarez është duke e përcjellë qendërmbrojtësin e Barcelonës qe dy vjet”.
24 vjeçari madje është objektivi kryesor i kampionit gjerman, i cili thuhet se është duke e bërë gati ofertën për futbollistin jug-amerikan.
Trajneri Thomas Tuchel e pëlqen tej mase mbrojtësin stabil, të cilin e do në “Allianz Arena” nga sezoni i ardhshëm.
Krahas Araujos, i cili është një shtyllë e mbrojtjes tek Barcelona, Bayerni ua ka vënë syrin edhe dyshes Tomiyasu e Varane.
Ndërkohë, mësohet se gjiganti katalunas është i vendosur që t’ia vazhdojë kontratën Araujos përtej vitit 2026.