Dukagjini i Klinës po tregon lojë të mirë në stadiumin “Sami Kelmendi” më Lipjan.
Dukagjinasit janë në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Fushë Kosovës, në ndeshjen e mbetur të javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Redon Syla në minutën e 17-të ka shënuar nga afërsia.
Dukagjini ka pas edhe disa mundësi të mira por nuk i ka shfrytëzuar në pjesën e parë.