Joao Felix ka folur për të ardhmen e tij te Barcelona, duke thënë se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Felix është te Barcelona në formë huazimi nga Atletico Madridi deri në fund të këtij sezoni.
Ndërkaq, ylli portugez nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por që shpreson të fitojë trofe.
“Jam këtu për ta shijuar në maksimum sepse e ardhmja gjithmonë nuk dihet, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha Felix.
“Unë shpresoj që të fitojë trofe, gjë që secili lojtarë e dëshiron. Duhet të fitosh trofe, dhe unë shpresoj që ta mbyll këtë vit me ndonjë”, shtoi më tej Felix.