Bora që ra së fundmi në vendin tonë e paralizoi thuajse totalisht futbollin tonënë fundjavën që shkoi.
Disa ndeshje u shtynë pasi fushat e gjelbra u bënë tërësisht të bardha.
Por, për FC Prizrenin, bora nuk paraqet problem për ta ndalur aktivitetin.
Klubi nga Liga e Dytë e Kosovës, ku shihen lojtarët duke ushtruar dhe duke luajtur futboll mes vete, ndonëse në kushte të rënda dhe të vështira.
Sidoqoftë, ky fakt nuk i ka penguar ata që të duken mjaft të disponuar dhe të përkushtuar.
FC Prizreni gjendet në vendin e dytë në Ligën e Dytë të Kosovës me pikë të njëjta me Mitrovicën, e cila prin në tabelë me 35 pikë.
Bora që ra së fundmi e qiti në pah problemin e infrastrukturës sportive në vend, e cila paraprakisht u godit nga lloçi që i mbuloi fushat e futbollit.