Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi rezultate interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Arena e Demave”, Kukësi ka barazuar 2:2 me Skënderbeun.
Golat për vendasit i shënuan Zogos (minuta e 55’) dhe Matheus Motta (minuta e 82’), kurse te Skënderbeu golashënues ishin Ahanonu (minuta e 14’) dhe Lika (minuta e 40’).
Ndërkaq, fitore sot regjistroi skuadra e Egnatias, e cila me pikët e reja ngjitet në krye të tabelës së Superligës.
Egnatia e mposhti si mysafire skuadrën e Laçit me rezultat solid 2:0. Fitoren Egnatias ia siguruan golat nga Ndreca (minuta e 48’) dhe Isgandarli (minuta e 79’).
Rezultatet finale të ndeshjeve të Superligës së Shqipërisë:
Laçi 0:2 Egnatia
Kukësi 2:2 Skënderbeu