Një ndeshje që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa e secilit dashamirë të futbollit dhe të sportit, padyshim është me 8 prill të vitit 1990!
Në stadiumin e Prishtinës tash “Fadil Vokrri”, milicia ish jugosllave, shumica serbë, sulmuan me shufra gome futbollistët e Prishtinës pas ndeshjes me Proleterin e Zrenjaninit.
Pas ndeshjes u sulmuan Gani Llapashtica, Shukri Paçarada, Besnik Kollari, Arbnor Morina, Muharrem Sahiti etj.
Gani Llapashtica
Llapashtica e pësoi më së keqi, e rrahën keq sa e bënë për spital.
Dhe sulmi ndaj Llapashticës, siç thonë edhe bashkëojtarët e tij të dikurshëm, kryesisht kishte të bënte për aspektin kombëtar.
Llapashtica në spital me 8 prill të vitit 1990
Ndeshja përfundoi baras (0:0) në kuadër të Ligës së Dytë ish jugosllave, meqë për të marrë një pikë (sipas sistemit të atëhershëm, nëse sfida mbaron baras) penalltitë e përcaktonin, Prishtina pësoi me penallti me rezultat 6:7 në derbin e madh që e përcollën mbi 20 mijë shikues.
Futbollistët e Proleterit u rrethuan nga milicia ish jugosllave, kinse në mbrojtje nga shqiptarët!
Në fotografi shihet Gani Llapashtica - (majtas dhe Rexhep Gaxholli – djathtas, dy legjendat e futbollit. Gaxholli në vitin 1984 e 1985 ka qenë pjesë e Prishtinës, pastaj u kthye në KF Liria të Prizrenit.