Ernest Muçi padiskutim ishte një nga protagonistët e javës që kaloi. Ish-sulmuesi i Tiranës arriti t’i dhuronte 1 pikë Legias në sfidën ndaj Warta Poznan.
Lojtari i kombëtares shënoi një gol spektakolar në barazimin 2-2.
Një paraqitje fantastike e Muçit që nga “Soffascore” është vlerësuar me notën 8.4.
Gjithashtu është zgjedhur edhe në formacionin e javës në Poloni.
Kujtojmë se këtë sezon 22-vjeçari ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës 4 herë në kampionat në 15 ndeshje të luajtura.