Milani tronditet, Barcelona e City fitojnë me përmbysje! Cërvena Zvezda në nokaut e PSG barazon

Futboll

Milani tronditet, Barcelona e City fitojnë me përmbysje! Cërvena Zvezda në nokaut e PSG barazon

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 nëntor 2023 Në ora: 20:42 Përditësuar në ora: 23:17 më 28.11.2023
Pamje nga ndeshja Milan - Dortmund

Dhjetë skuadra që sigurojnë kalimin në të tetën e finales në Champions 

Sonte janë zhvilluar disa ndeshje interesante në fazën e grupeve në Champions League në futboll.   

Dihet edhe 10 skuadra që sigurojnë kalimin në të tetën e finales në Champions 

Skuadra që sigurojnë kalimin para kohe janë Dortmundi, Leipzig, Manchester City,  Atletico Madridi, Lazio, Barcelona, Bayerni, Reali, Sociedad, Interi.  

Grupi E

Lazio - Celtic 2:0 (0:0)
Feyenoord - Atletico 1:3 (0:1)

Tabela

1.Atl. Madrid    5    3    2    0    15:6    11
2. Lazio    5    3    1    1    7:5    10
3. Feyenoord    5    2    0    3    8:8    6
4. Celtic    5    0    1    4    3:14    1

Grupi F

PSG - Newcastle 1:1 (0:1)
Milan - Dortmund 1:3 (1:1)

Tabela
1. Dortmund    5    3    1    1    6:3    10
3. PSG    5    2    1    2    8:7    7
2. Newcastle    5    1    2    2    5:5    5
4. AC Milan    5    1    2    2    3:7    5

Grupi G

Manchesterr City - Leipzig 3:2 (0:2)
Young Boys - Cërvena Zvezda 2:0 (2:0)

Tabela

1. Manchester City    5    5    0    0    15:5    15
2. RB Leipzig    5    3    0    2    11:9    9
3. Young Boys    5    1    1    3    4
4. Cërvena Zvezda    5    0    1    4:12    1

Grupi H

Shakhtar - Antwerp 1:0 (1:0)
Barcelona - Porto 2:1 (1:1)

Tabela

1. Barcelona    5    4    0    1    10:3    12
2. Porto    5    3    0    2    10:5    9
3. Shakhtar Donetsk    5    3    0    2    7:7    9
4. Antwerp    5    0    0    5    3:15    0

Milani kurrë më afër eliminimit

Milani ka pësuar goditje të rëndë në “San Siro”.

Dortmundi ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 3:1 ndaj shtatë herë kampionit të Evropës, Milanit, në takimin e xhiros së pestë të Champions League në futboll.  

Grupi E

Lazio - Celtic 2:0 (0:0)
Feyenoord - Atletico 1:3 (0:1)

Grupi F

PSG - Newcastle 1:1 (0:1)
Milan - Dortmund 1:3 (1:1)

Grupi G

Manchesterr City - Leipzig 3:2 (0:2)
Young Boys - Cërvena Zvezda 2:0 (2:0)

Grupi H

Shakhtar - Antwerp 1:0 (1:0)
Barcelona - Porto 2:1 (1:1)

Dortmundi kryeson me 10 pikë në Gripin F dhe Milani është në fund me 5 sosh.  

Në minutën e 6-të, Olivier Giroud dështoi nga penalltia dhe lëshoi rastin ideal për të kaluar Milanin në epërsi.

Kur nuk shënon edhe pëson, kështu është me Milanin. Marco Reus ka realizuar nga penalltia, 0:1 për Dortmundin. 

Samuel Chukwueze në minutën e 38-të ka barazuar rezultatin.

Skuadra gjermane ka shënuar dy gola në pjesën e dytë, përmes futbollistëve Jamie Bynoe-Gittens (59’) e Karim Adeyemi (69’).

Young Boys i ka dhënë goditje të fortë Cërvena Zvezdës së. Beogradit, duke e hedhur në “nokaut” e humbur shpresat edhe për vend të tretë.

Young Boys ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Zvezdës.

Golat i realizuan Nedelkoviq (autogol 8’), Lewin Blum (29’).

Young Boys ka siguruar një vend në garat e Europa League. 

Atletico Madridi ka siguruar biletën për në tetën e finales pas fitores në Roterdam, me rezultat 3:1 ndaj Feyenoord-it.

Lutsharel Geertruida (14' – autogol), Mario Hermoso (57’) e Tomas Gimenez (81’ – autogol) shënuan për fitoren e skuadrës nga Madridi. Mats Wieffer (77’) shënoi për Feyenoordin.
Manchester City bëri përmbysjen e madhe, gjunjëzon me 3:2 Leipzig-un.

Skuadra gjermane ka avancuar me 0:2 me golat e futbollistit Lois Openda (13’ e 33’). 

City këndellet në pjesën e dytë duke shënuar tre herë përmes futbollistëve Erling Haaland (55’), Phil Foden (77’) e Julian Alvarez (87’).

PSG si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me Newcastlen.

PSG me këtë barazim nuk ka qetësi në xhiron e ardhshme..

Futbollisti Alexander Isak shokoi PSG-në në Paris, duke shënuar në minutën e 25-të. 

Në minutën e 90+8, Kylian Mbappe nga penalltia ka barazuar rezultatin (1:1). 

Barcelona ngadhënjeu me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Portos.

Pepe realizoi në. minutën e 30-të por Barcelona shpejt e barazoi e pas dy minutave (32’) me golin e futbollistit Joao Cancelo. Në minutën e 57-të, Joao Felix shënon për fitoren e Barcelonës.

PSG barazon

(E plotësuar) - 87' Manchestr City nëe epërsi me 3:2 me golin e Julian Alvarez.

86' Ndeshje me rivalitet të madh në Manchester.

81' Tomas Gimenez realizon autogol për Atleticon.

80' Ndeshjet shkojnë kah fundi.

77' Mats Wieffer shënon për Feyenoordin.

Grupi E

Lazio - Celtic 2:0 (0:0)
Feyenoord - Atletico 1:3 (0:1)

Grupi F

PSG - Newcastle 1:1 (0:1)
Milan - Dortmund 1:3 (1:1)

Grupi G

Manchesterr City - Leipzig 3:2 (0:2)
Young Boys - Cërvena Zvezda 2:0 (2:0)

Grupi H

Shakhtar - Antwerp 1:0 (1:0)
Barcelona - Porto 2:1 (1:1)

73' Milani me humbje komplikon punët shumë pothuajse me pak gjasa për vend të dytë.

70' City barazon (2:2) me golin e Phil Foden.

69' Dortmundi po shkon drejt fitores, 1:3, autor i golit Karim Adeyemi.

65' Shumë gola.

59' Milani në presion, Jamie Bynoe-Gittens kaloi në epërsi Dortmundin. 

57' Mario Hermoso shton epërsinë e Atleticos.57' Joao Felix shënon për epërsinë e Barcelonën.

55' Erling Haaland ngushtoi epërsinë e rivalit, Leipzig.

48' EDhe pjesa e dytë pritet të jetë dinamike,.

Përfundojnë pjesët e para.

45' MIlani kërkon golin e epërsisë.

42' Skuadra zvicerane po e shtyp Cërvena Zvezdën.38'' Samuel Chukwueze ka shënuar për Milanin.

34' Lois Openda  po e trondit Cityn, 0:2.

32' Barcelona barazon me golin e Joao Cancelos. 

30' Pepe realizon për Porton.

29' Lewin Blum i jep edhe një goditje serbëve, 2:0. 

28' Mysafirët po tregohen me të suksesshëm.25' Alexander Isak shokon PSG-në në Paris

24' As PSG nuk po e gjen golin.

22' Barcelona ende nuk ka shënuar.

17' Ndeshje të mira.14' Lutsharel Geertruida shënoi autogol, Atletico në epërsi. 

13' Lois Openda shënon për Leipzig, 0:1/.

10' Kur nuk shënon edhe pëson, kështu është me Milanin. Marco Reus ka realizuar nga penalltia, 0:1 për Dortmundin. 

8' Nedelkoviq shënoi autogol, 1:0 për Young Boysin. 

7' Nuk ka gola në ndeshjet e orës 21.00.

6' Olivier Giroud dështon nga penalltia, e bën me dhimbje koke Milanin.

3' Gjashtë ndshje luhen në. oërn 21.00.

MIlani është në presion.

Shakhtar Donetsk fiton, Muja 90 minuta

Shakhtar Donetsk ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Antwerp, në takimin e xhiros së pestë të Grupit H të Champions League në futboll.

Futbollisti Matviienko në minutën e 12-të shënoi për fitoren e skuadrës ukrainase.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Hamburg të Gjermanisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja, është paraqitur për Antwerp. 

Shakhtar renditet në vend të tretë me 9 pikë në Grupin H por ka një ndeshje më shumë se lideri Barcelona që ka 9 pikë sa ka edhe Porto në vend të dytë. Antwerp është në vend me 0 pikë.

Dy golat e Immobiles, Lazio me fitore të madhe

Lazio ka marrë tre pikë të mëdha dhe i ka shtuar gjasat për të kaluar në të tetën e finales së Champions League.

Lazio e ka mposhtur me rezultat 2:0 skuadrën skoceze Celtic.

Futbollisti Ciro Immobile ka shënuar në minutën e 82-të e 85-të.

Në Grupin E, Lazio kryeson me 10 pikë e Celtic është në fund me 1 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat