Shakhtar Donetsk ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Antwerp, në takimin e xhiros së pestë të Grupit H të Champions League në futboll.
Futbollisti Matviienko në minutën e 12-të shënoi për fitoren e skuadrës ukrainase.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Hamburg të Gjermanisë.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja, është paraqitur titullar për Antwerp.
Muja është ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Shakhtar renditet në vend të tretë me 9 pikë në Grupin H por ka një ndeshje më shumë se lideri Barcelona që ka 9 pikë sa ka edhe Porto në vend të dytë. Antwerp është në vend me 0 pikë.