Ndodh edhe kështu! Gjyqtari anësor Cemil Tunc, pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes Bashakshehir-Pendikspor, e vlefshme për elitën e futbollit turk.
Në këtë duel ishte i pranishëm në radhët e skuadrës mike edhe mesfushori pogradecar, Endri Çekiçi.
Pas një sprinti, anësori turk u plas në tokë, teksa ndjeu dhimbje të mëdha në muskulin e këmbës.
Raportimet në Turqi bëjnë të ditur se ai pësoi një këputje të tendinit të Akilit, teksa u transportua nga fusha me barelë.
Një moment sa i dhimbishëm aq edhe i rrallë..