Sot nga ora 13 janë në program të gjashtë ndeshjet e xhiros së 16-të në LPFMV.
Interesante duhet të jetë në fushën e FFM-së, ku kampioni po e viziton Vardarin. Dihet se ku është cilësia, kush është favorit dhe çdo gjë përveç fitores në Strugën TL do të jetë surprizë e madhe.
Sidomos kur dihet se skuadrës së strategut Shpëtim Duro i duhen tre pikët në betejën për titull.
Struga TL do të jetë pa Besart Ibraimin, i cili ka pesë kartonë të verdhë në këtë ndeshje.
Shkendija dhe Rabotniçki takohen në Tetovë. Tetovarët janë favorit në letër, por Rabotniçki me Sedlloskin në stol sigurisht që ka ambiciet e veta edhe në këtë ndeshje.
Në Strumicë luhen njëkohësisht dy ndeshje. Në kompleksin “Goran Pandev” luhet derbi i Lindjes mes Brerës dhe Bregalnicës. Një duel mes dy skuadrave që nuk po ecin mirë së fundmi.
Gostivari dhe Shkupi do të takohen në “Mladost” të Strumicës. Gjithçka është vërtet e mundur këtu. Çairasit janë lider, por Gostivari është padyshim skuadër serioze, këtë e treguan para tri ditësh në FFM me Rabotniçkin.
Tikveshi pret Voskën në Ohër, në një ndeshje ku të dyja skuadrat kërkojnë pikët, veçanërisht Voska, e cila dëshiron të shmangë disi zonën e rrezikut. Megjithatë, Tikveshi këtë vjeshtë tregoi se di dhe mund të luajë mirë kundër kujtdo.
Dhe në Gjorçe, Makedonija GJP pret Sileksin.
Çiftet e javës së 16-të, sot (ora 13:00)
Vardar – Struga TL
Voska Sport– Tikvesh
Brera – Bregallnica
Shkëndija – Rabotniçki
Gostivari – Shkupi
Makedonija GJP – Sileks
TABELA: Shkupi 31, Shkëndija 29, Struga TL (-1) 27, Sileks (-1) 23, Rabotniçki 20, Brera 19, Tikvesh 19, Gostivar 19, Voska (-1) 16, Makedonija GJP 15, Bregallnica 15, Vardar (- 1) 11 pikë.