Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández e ka komentuar fitoren e arritur ndaj Portos, e cila ia mundësoi ekipit të tij të kualifikohet në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
“Kemi arritur në të tetën e finales dhe në shumë faza të lojës kemi luajtur mirë. Jam i lumtur për klubin, kjo vërtet ishte një fitore e bukur kundër një ekipi të nivelit të lartë.
E demonstruam një mentalitet të shkëlqyeshëm, reaguam në mënyrë fantastike kur ishim 0:1. Ishte perfekte të barazonim aq shpejt, në pjesën e dytë luajtëm mirë”, deklaroi Xavi për faqen zyrtare të UEFA-s.
“Në fund të pjesës së parë iu thash lojtarëve që duhet të ishin më të guximshëm, që duhej t’i merrnin rreziqet e duhura për ta nxjerrë sa më mirë topin”, vazhdoi , i cili e lavdëroi Iñaki Peñan.