Kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, ka shënuar fitore domethënëse me rezultat 3:1 në Shkup ndaj Vardarit.
Struga e fundos edhe më shumë Vardarin në renditje.
Për Strugën shënuan Zguro (3' – nga penalltia), Tairi (8') e Campaore (62') dhe për Vardarin realizoi Millosaviq (32' - nga pealltia).
Struga është në vend të tretë me 30 pikë dhe ka dy më pak se Shkupi e Shkëndija dhe Vardari është në fund (i 12-ti) me 11 pikë.