Sonte me fillim nga ora 18:45 është paraparë që të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Galatasarayt dhe Manchester United.
Të dy skuadrat janë në kërkim të vendit të dytë në Grupin A të Ligës së Kampionëve.
Por, si duket ndeshja është në dyshim për tu zhvilluar, si pasojë e motit të ligë, bën të ditur “Daily Mail”.
Stuhi të rrëmbyeshme të shiut kanë kapluar Turqinë, dhe si pasojë që fusha e stadiumit “Rams Park” është e mbushur plot me ujë, ndeshja e sotme mes Galatasarayt dhe United mund të shtyhet.