Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, është kthyer të ankohet për ndeshjen e kampionatit të barazuar kundër Rayo Vallecano-s duke thënë se skuadrës së tij nuk i janë dhënë dy penallti.
Katalanasit morën një fitore të rëndësishme kundër Porto-s të martën në mbrëmje duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champions League.
“Jam i lumtur për Xavi-n, – ka thënë presidenti i Barçës, – e meriton. U gëzova shumë me golat e Cancelo dhe Felix, me Pedri-n që vrapo 13 km dhe me kthimin e De Jong”.
Duke iu kthyer ndeshjes së kampionatit të barazuar kundër Vallecano-s, Laporta ka thënë:
“Gjatë gjithë kësaj jave nuk është folur aspak për penalltitë që nuk iu dhanë Raphinha-s dhe Leëandoëski-t. Nëse do t’i kishte ndodhur Real-it, jam i sigurt se do të ishte folur vetëm për këtë gjatë gjithë javës”.