Prishtina e Re si mysafire ka barazuar (1:1) me Vushtrrinë në ndeshjen e javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi B.
Pikë e madhe për Prishtinën e re. ndërsa Vushtrria po kalon në krizë të rezultateve.
Prishtina e Re ankohet në referim
“Në një terren tejet të rënduar, përkundër angazhimit dhe rasteve nuk arrijmë më shumë se një barazim!
Vlen të përmendet se gjyqtari kryesor Alban Ugzmajli nga Ferizaj nuk ishte aspak në nivelin e detyrës!”, njofton në faqen e saj FC Prishtina e Re.
Prishtina e Re kryeson me 30 pikë e Vushtrria renditet në vend të 9-të me 11 sosh.