Liverpool mbetet pa Alisson

Futboll

Liverpool mbetet pa Alisson

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 19:37
Alisson

Alisson Becker është lënduar në ndeshjen kampionale kundër Manchester City dhe do t`i mungojë Liverpool për dy javë. 

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka treguar se lëndimi nuk është aq i rëndë sa mendohej fillimisht, por portieri do të jetë jashtë për t'u trajtuar. 

Alisson pësoi në barazimin 1-1 të së shtunës, por megjithatë e përfundoi ndeshjen.

Braziliani pritet të mungojë për pesë ndeshje ndërsa mund të kthehet kundër Manchester United më 17 dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat