Drita vendos për trajnerin e ri, prezantimi në 24 orët e ardhshme

Futboll

Drita vendos për trajnerin e ri, prezantimi në 24 orët e ardhshme

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 06:30
Zekirija Ramadani

Drita nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Akis Vavalis.

Skuadra gjilanase ndau rrugët me trajnerin grek pas shtatë muajve qëndrim të tij në qytetin e Gjilanit.

Megjithatë humbja nga Prishtina 1-0 ishte vendimtare që palët t’i ndajnë rrugët.

Bardhekaltërtit kanë vendosur shpejt për trajnerin e ri, edhe pse shumë emra ishin ofruar për ta marrë postin e klubit gjilanas.

Media mëson ekskluzivisht se drejtuesit e klubit gjilanas kanë arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani.

Marrëveshja mes palëve tanimë është arritur dhe prezantimi i tij pritet të bëhet në 24 orët e ardhshme.

Ramadani është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit kosovar pasi ai ka fituar trofe me Trepçën ’89, Feronikelin e Prishtinën.

Së fundmi Ramadani ka drejtuar skuadrën tjetër gjilanase Gjilani dhe kishte një aventurë të shkurtër edhe në kampionatin arab te skuadra Ohod.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat