Florent Hasani me shumë mundësi e humbet derbin me Partizanin.
Burime nga klubi bardheblu bëjnë me dije se dëmtimi në gju në ndeshjen e fundit, ka rezultuar më delikat se sa pritej dhe deri tani gjasat janë që bomberi i bardhebluve të mungojë në ndeshjen e së dielës.
Lojtari dhe stafi do të bëjnë të pamundurën deri ditën e ndeshjes, por shanset janë vërtetë të pakta.
KAINA GATI – Jo vetëm lajme shqetësuese në kampin e Tiranës. Për fat të mirë ka edhe rikthime të rëndësishme.
Po, sepse Kaina që mungoi në ndeshjet e fundit ndaj Erzenit, për shkak të një problemi në tendinë, duket se është gati.
Janë rikthyer nën urdhrat e Ahmatajt edhe Hila dhe Qefalia. I pari me sa duket ka pasur masë disiplinore, ndërsa i dyti nuk ka më asnjë problem.