Drira e ka emëruar sot edhe zyrtarisht trajnerin e ri.
Zekirija Ramadani do ta pasojë të larguarin Akis Vavalis.
Trajneri shkupjan ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 me mundësi vazhdimi për një tjetër.
Ramadani kishte eksperienca të suksesshme dhe me trofe të fituar në futbollin me ekipet si Trepça ’89, Feronikeli, Prishtina e Gjilani.
Drita ka mbetur 10 pikë prapa liderit Ballkani, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.