Ndeshja Sevilla - PSV (2-3) në Ligën e Kampionëve zhvilluar ditë më parë, ka vendosur dy rekorde të reja.
E para i përket golit të realizuar nga mbrojtësi veteran Sergio Ramos, që luan me spanjollët.
Ky ishte goli nr. 10.000 në historinë e Ligës së Kampionëve.
Golin e parë në historikun e Ligës së Kampionëve, e ka realizuar nigeriani Daniel Amokaçi, 31 vite më parë, kur luante me skuadrën e Brizhit.
Ndërkohë, skuadra e Seviljes ka vendosur rekordin e ekipit më të vjetër që luan një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Mosha mesatare e skuadrës që zbriti në fushë ishte 32 vite e 18 ditë.
Rekordi i mëparshëm i përkiste Marsejës, që në vitin 2012 luante me një ekip që kishte moshë mesatare 31 vite e 331 ditë.