Fusha e krenarisë dhe rezistencës kundër regjimit serb!
Fusha e krenarisë, Dumnica e rezistencës, ja ku u zhveshën (në makinë) futbollistët para ndeshjes në rezistencë ndaj regjimit serb!
Sakrificë e madhe e sportistëve të Republikës së Kosovës.
Fusha e Dumnicës, në kushte të rënda për lojë e në anën tjetër, gjithnjë të kërcënuar rëndë nga okupatori serb, por këta trima, futbollistët shqiptarë as që donin me dëgjuar se çka është frika por zhvilluan ndeshjen e Kupës së Republikës së Kosovës.
Llapi - Arbëria e Prishtinës, në vitin 1997, fotografi të siguruar nga Selim Hajdari, futbollist i Arbërisë dhe i gjeneratës së sakrificës.
Këtu u zhveshën lojtarët, nëpër makina
Aty ku rezistohej dhe luftohej për ndërtimin e themeleve të shtetit të Kosovës.