Ballkani nuk ia del
Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Plzen i Republikës së Çekisë, në takimin e xhiros së pestë të Conference League.
Një gol i pësuar në minutën e 81-të e ka tronditur kampionin e Kosovës.
Ballkani ka administruar lojën sidomos në pjesën e par pati mundësi për të shënuar por nuk ia doli.
Ballkani - Viktoria Plzen 0:1
Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 3.000.
Gjyqtar: M. Barbu (Rumania).
Shënues: Sulc (81').
Kartona të verdhë: Manaj, Halili - Dweh.
Ballkani: Koliçi, A.Thaqi, Jashanica, Dellova, Halili, Zyba, Kuç, Trashi (Dulaj 89'), Gripshi, Berisha (Ismajlgeci 89'), Karrica (Manaj 70').
Viktoria Plzen: Baier, Paluska, Hranac, Dweh, Holik (Reznik 78'), Bucha (Hejda 90+2'), Kalvach, Sykora (Hasek 61'), Mosquera, Kliment (Traore 61'), Vlkanova (Sulc 61')
Në minutën e 13-të, Edvin Kuç goditi bukur me kokë por për fat të keq të tij, Kalvach e ka hequr topin nga vija fatale duke e dëbuar në korrne.
Karrica në minutën e 38-të nga rreth 17-18 metra dërgoi goditje të fortë dhe portieri çek mezi e shpëtoi portën e tij.
Në minutën e 81-të, portieri Koliç nuk reagoi si duhet ndërsa zëvendësuesi Pavel Sulc me kokë ka shënuar për 0:1.
Plzen ka shënuar fitoren e pestë rresht duke kryesuar me 15 pikë në Grupin C, pasojnë Dinamo e Zagrebit me 6, Astana 4 dhe Ballkani me sosh.
Ballkani ka vështirësuar shumë gjasat për vend të dytë, kur kihet parasysh se sfidën e fundit do të zhvillojë në “Maksimir” ndaj Dinamos së Zagrebit.