Muçi ia merr dorën Aston Vilës, talenti shqiptar i shënon supergol në “Villa Park”
Talenti shqiptar Ernest Muçi i shënon sërish Aston Vilës në Ligën e Konferencës.
22-vjeçari mbrëmjen e sotme gjeti rrugën e rrjetës në “Villa Park”, në duelin e kthimit, pas dopietës që iu shënoi anglezëve në përballjen e parë në Poloni.
Muçi përfitoi nga gabimi në mbrojtje i vendasve, teksa me një gjuajtje spektakolare, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë shans portieri kundërshtar