Vjosa e Shtimes ka treguar lojëra shumë të mira dhe si pasqyrë e kësaj stolisen me titullin e kampionit të vjeshtës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Vjosa ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:0 ndaj 2 Korrikut të Prishtinës.
Golat i realizuan Astrit Fazliu e Albinot Kozmaqi.
“Dhe po, jemi kampion vjeshtor, përfundon takimi me një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2:0 ndaj KF.2 Korriku.
Falënderojmë tifozët që na përkrahën në këtë sukses, për të qenë lider të ligës”, shkruan në faqen e Vjosës.
Vjosa kryeson me 31 pikë, duke lënë pas Prishtinën e Re me 30, Ferizajn me 29 pikë etj.