Legia ka pësuar humbje në Birmingham me rezultat 2:1 nga Aston Villa.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka shënuar gol të bukur në minutën e 20-të.
Muçi nga rreth 15 metra si anash, goditi bukur e duke plasuar topin në këndin e epëm të majtë, 1:1.
Për vendasit shënuan Diaby (4'), Moreno (59') dhe për mysafirët realizoi Muçi (20').
Në Grupin E të Conference League, Aston Villa kryeson me 12 pikë, pasojnë Legia me 6, AZ Alkmaar 6, Zrinjski 3 pikë.