Fundjava sjellë xhiron e 16-të të Superligës në futboll, ku dy ndeshje priten të zhvillohen të shtunën e tri të tjera të dielën.
Ndeshja më interesante zhvillohet në Podujevë, Llapi e pret ekipin e Malishevës.
Llapjanët hyjnë në këtë takim pas dy fitoreve radhazi dhe janë të kërkim të tretës për të mbetur në pozitën e dytë në tabelë.
Në krahun tjetër, malishevasit në rast të ndonjë rezultati negativ janë në rrezik ta humbin vendin e pestë.
Duelin e parë të sezonit e kishte fituar Llapit 3:2 në udhëtim.
Kjo ndeshje luhet të shtunën, e bashkë me të edhe ndeshja Liria-Gjilani.
Të dy ekipet janë në zonën e rrezikut. Prizrenasit janë të fundit në tabelë me 9 pikë, kurse dy vende më lartë gjilanasit me 14 sosh.
Liria në këtë përballje do të paraqitet me trajnerin e ri, të cilin e prezantoi gjatë ditës së mërkurë.
Lideri, Ballkani në shtëpi të dielën takohet me Fushë Kosovën dhe shihet favorit për tre pikët e radhës dhe blindimin e vendit të parë edhe më shumë.
Derisa, Fushë Kosova kërkon befasinë dhe ikjen e pozitës së parafundit.
Një sfidë shumë interesante do të jetë mes Dukagjinit e Prishtinës. Momentalisht vetëm një pikë i ndan këto dy skuadra.
Kryeqytetasit janë të katërtit me 21 pikë, derisa klinasit të gjashtit me 20 sosh.
Përballja e parë mes njëra tjetrës u mbyll pa fitues 2:2.
Drita-Feronikeli 74 ndeshja e fundit e xhiros. Të kaltrit nga Gjilani përballen me Niklin me trajner të ri, pas largimit të Akis Vavalis. Drejtimin e ka marr Zekirija Ramadani dhe detyra e tij është ta mbajë në garë për titull, ani pse është 10 pikë larg liderit. Feronikeli është i shtati me 15 pikë.