Ancelotti: Icardi te Reali? Jo, po presim një tjetër sulmues

Futboll

Ancelotti: Icardi te Reali? Jo, po presim një tjetër sulmues

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:41
Icardi

Emri i Mauro Icardit është lidhur me Realin e Madridit gjatë ditëve të fundit, por për të shuar shpresat e sulmuesit argjentinas ka menduar Carlo Ancelotti.

Trajneri italian i “Los Blancos” ka mohuar mundësinë e kalimit të 30-vjeçarit nga Rosario në “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së janarit.

Përpara sfidës shtëpiake përballë Granadës së Myrto Uzunit – e shtunë, 18:30, SuperSport 2 – Ancelotti u shpreh:

Dinamo Zagreb bind ndaj Astana-s, tashmë vetëm një opsion e dërgon Ballkanin në 1/16 e Conference League

“Icardi apo ndonjë sulmues tjetër në janar? Jo, nuk ka shanse fare. Klubi e ka planifikuar skuadrën në verë, kështu që mjaft me merkaton.

Gjithçka po shkon mirë, ne jemi shumë të kënaqur me Endrick dhe përparimin e tij. Kështu që e presim në Madrid gjatë muajit qershor”, u shpreh 64-vjeçari emilian.

Reali ndan vendin e parë në La Liga bashkë me surprizën Girona, me nga 35 pikë. Më pas vijnë Barcelona dhe Atletico Madrid me nga 31.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat