Lajm i mirë për Milanin

Futboll

Lajm i mirë për Milanin

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 18:03
Bennacer

Ismael Bennacer pritet të grumbullohet për ndeshje për herë të parë në sezonin 2023/24, pas një pushimi nga lëndimi prej më shumë se gjashtë muajsh. 

Algjeriani nuk ka dalë në fushë që nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve kundër Interit në prill, transmeton Gazeta Express.

Në ditët në vijim, Milan konfirmoi se mesfushori kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju, i cili kërkonte operacion, dhe që do ta mbante atë jashtë fushës për një periudhë të pritshme prej gjashtë muajsh. 

Gjithsesi, ai tani është gati për t’u grumbulluar në skuadrën e Stefano Piolit, pasi së fundmi edhe ka stërvitur me skuadrën.

Rikthimi i Bennacer është lajm shumë pozitiv për “Rossonerët”, pasi ai konsiderohet si një prej futbollistëve kyç.

Sipas përditësimeve nga Gianluca Di Marzio, 26-vjeçarj do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Frosinons të shtunën në mbrëmje.

Mbetet të shihet nëse Pioli do t’i japë minuta atij në lojë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat