Lajmi i hidhur në botën e futbollit.
Ka ndërruar jetë Agim Krasniqi, anëtar i kryesisë së FC Kosovës së Dusseldorfit.
“Njoftojmë opinionin e gjerë mbarëshqiptar e sidomos Mërgatën se sot u nda nga jeta, nga një sëmundje tinëzare, i dashuri ynë, shoku ynë dhe veprimtari ynë, z. Agim Krasniqi nga Theranda.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e aktivistit të dalluar të mërgatës së Düsseldorfit me rrethinë, njëherit anëtarit të Kryesisë së FC Kosovës, z. Agim Krasniqi.
Z. Krasniqi një mërgimtar i hershëm punojë e veprojë me zell në shumë aktivitete kulturore e sportive vite me radhë.
Ishte një njeri i edukuar, i emancipuar në traditat tona kombëtare ku aktivitetin e tij e zhvillojë bashkë me shokët aty ku kishte nevojë për të kontribuar e vepruar.
Ishte një nga njerëzit fjalë pak ,dhe ishte i përqendruar në punën e vetë si aktivist, ku me vite i kontribojë Mërgatës sonë në Düsseldorf me rrethinë.
Vitet e fundit ishte anëtarë i kryesisë së FC Kosovës, i cili edhe aty dha një kontribut të çmueshëm që futbolli ynë të ketë sa më shumë suksese.
Sëmundja tinëzare që e kaplojë në vitet e fundit ,edhe pse ishte shumë optimist në jetë, vdekja e tij e padrejtë na ndau nga ai.
Z. Agim Krasniqi do të mbahet në mbamendjen tonë si njeri i dashur me të gjithë neve, si Kryesi e Klubit futbollistik.
Ai la gjurmë në mërgatë për brezat e rinj se si duhet punuar e vepruar për shumë aktivitete, kulturore, sportive.
Ne Kryesia e FC Kosovës sot humbëm një shokë, të çmueshëm, për aktivitete të mëtejme ku ndihet mungesa e tij në shumë drejtime që Klubi ynë të ecë para dhe të ketë sa më shumë suksese.
Ne si kryesi edhe njëherë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes, Farefisit, dhe të gjithë shoqërisë në vendlindje, në veçanti Mërgatës së Düsseldorfit me rrethinë.
U prehsh në paqë, në Kosovën e lirë i nderuari Agim Krasniq”, njofton FC Kosova.