Ten Hag mbron Onanën: I dyti më i mirë pas Kaminskit sipas statistikave!

Futboll

Ten Hag mbron Onanën: I dyti më i mirë pas Kaminskit sipas statistikave!

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 19:02
Ten Hag

Ten Hag mbron Onanën!

Në prag të ndeshjes në “Saint James Park” kundër Neëcastle , trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, foli (dhe mbrojti) edhe një herë ish- portierin e Interit , Andre Onana, pas dy gabimeve të bëra në ndeshjen e Champions League kundër Galatasaray.

“Nëse analizojmë me kujdes performancën e tij, kuptojmë se ai është portieri i dytë më i mirë në Premier League bazuar në statistika. Kur bëhet fjalë për ‘golat ​​e shmangur’ vetëm Thomas Kaminski i Lutonit deri më tani është më i mirë se ai”, tha strategu holandez.

Megjithatë, sipas statistikave të OPTA , që nga sezoni 2018-2019 Onana ka qenë portieri, gabimet e e të cilit kanë sjell numrin më të madh të golave në favor të kundërshtarëve. 7 gabime në 44 ndeshje, shumë më tepër se Manuel Neuer (3 në 41 ndeshje) dhe Geronimo Rulli (3 në 12 ndeshje).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat