Kai Havertz u transferua këtë sezon nga Chelsea te Arsenal. Gjermani e nisi sezonin disi në vështirësi pasi nuk po gjente rrugën e rrjetës.
Megjithatë, dy golat në dy ndeshjet e fundit me fanellën e topcinjve duket se e kanë çliruar 24-vjeçarin.
Trajneri Mikel Arteta e vlerëson maksimalisht Havertz, madje spanjolli shprehet se ish-lojtari i Chelseat është nga ata që sakrifikon shumë në fushë madje nëse i kërkohet është i gatshëm të shkojë edhe në luftë.
“Nëse i kërkojmë të shkojë në luftë, atëherë ai është i pari që do t’i përgjigjej thirrjes. Havertz nuk është nga ata lojtarë që kërkon të marrë merita, edhe pse ai i meriton shpesh ato.
Është një djalosh shumë pozitiv dhe më vjen mirë sepse ai e ndjen dashurinë tonë. Tani gjërat po shkojnë më mirë, Havertz po fiton besim dhe kjo duket qartë”, u shpreh Arteta.