Sukses shumë i rëndësishëm për Juventusin. Skuadra e Masimiliano Allegrit ishte mysafire në stadiumin “U-Poëer”, ku mposhti 2-1 Monzën e Raffaele Palladino mori kreun e renditjes së Serie A, në pritje të ndeshjes mes Napolit dhe Interit.
Në fund të ndeshjes, mbrojtësi i Juventusit, Aleks Sandro foli për kanalet zyrtare të klubit bardhezi.
“U ndjeva mirë, jam i lumtur që jam kthyer dhe mbi të gjitha me fitoren e ekipit.
Kam punuar fort me stafin, të cilin e falënderoj që bëri më të mirën me mua gjatë rehabilitimit.
Këto lojëra janë të këndshme për t’u luajtur.
Është më mirë të fitosh në një mënyrë më të qetë, por ishte e mrekullueshme. Këtu e dimë që për të fituar duhet të vuash.
Jam gjithashtu i lumtur me kthimin e Danilos, është një person i rëndësishëm për të gjithë ekipin” tha mes tjerash Sandro.