Adrien Rabiot ka reaguar përmes rrjeteve sociale për gjestin e Gagliardinit në ndeshjen Monza-Juventus, që u mbyll me fitoren 1-2 të “Zonjës së Vjetër”.
Në momentin që Monza barazoi, Gagliardini shkoi për të festuar në mënyrë provokuese përpara Rabiot.
Mesfushori i Juves nuk reagoi në moment, por pas përfundimit të takimit, sapo shkoi në dhomat e zhveshjes, francezi publikoi një “Insta-Story”, ku i theksonte lojtarit kundërshtar, se duhet të tregohet më i përulur deri në përfundim të çdo sfide.
“Mësoni të qëndroni të përulur, sepse derisa arbitri të japë vërshëllimën për fundin e ndeshjes, gjithçka është ende e mundur”-shkruan Rabiot.