Liria e Prizrenit është turpëruar si vendas me rezultat 4:0 nga Gjilani.
Gjilani ka treguar lojë të madhe duke ngadhënjyer bindshëm dhe është fitorja më bindëse në këtë edicion për ta.
Ndeshja ka qenë e vlefshme e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Bashaj shënoi nga penalltia në minutën e 26-të e Eriq nga gjuajtja e lirë në atë të 29-tën.
Eriq në minutën e 31-të thellon epërsinë në 0:3.
Cale në minutën e 85- shënoi për 0:4.
Zenunaj në minutën e 25-të u përjashtua nga loja duke lënë Lirinë me një lojtar me pak në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Liria është në fund me 9 pikë dhe Gjilani në pozitën e gjashtë me 20 pikë.