Lyoni po vuan këtë sezon si asnjëherë tjetër.
Skuadra e njohur franceze, renditet në vendin e fundit në Ligue 1 me vetëm 7 pikë.
Duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. Edhe pse kampionati është i gjatë dhe mundësitë për të rikuperuar ekzistojnë.
Klubi shkarkoi Fabio Grosson pas humbjes 0-2 në fundjavë përballë Lilles së Edon Zhegrovës, me teknikun italian që vetëm disa ditë më parë rrezikoi të humbiste shikimin pas goditjeve me gur që pësoi autobusi i Lyonit në Marseille.
Rreth shkarkimit të kampionit të botës me Italinë në 2006, Jean-Michel Aulas, presidenti legjendar i Lyonit, u shpreh se ndjen keqardhje për një vendim të tillë. Por duhet ta merrte për të shkundur skuadrën.
“I trishtë shkarkimi i Grossos, por ishte një vendim i pashmangshëm.
U desh të reagonim sepse kampionati është me 18 skuadra. Dhe ndryshimi i trajnerit nuk solli asnjë shenjë rikuperimi.
Ndoshta duke ndryshuar dhe duke pasur një qëndrim aktiv në merkaton e janarit, ne mund të shpresojmë për një përmirësim”, theksoi pronari i klubit francez.
Grosso u emërua trajner i Lyonit më 18 shtator dhe aventura e tij e shkurtër në kampionatin francez përfundoi me vetëm 7 ndeshje.