Futbollisti Agon Xhaka është protagonist i fitores së Malishevës, me rezultat 1:0 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Malisheva ka importuar tre pikë të mëdha duke e ngritur në vend të katërt me 23 pikë pas 16 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
Xhaka ka realizuar në minutën e 6-të, për 0:1.
Llapi renditet në vend të dytë me 28 pikë, ka tre ndeshje më shumë dhe 7 pikë më pak se lideri Ballkani.
Malisheva në festë, ndërsa Llapi me kryetrajnerin e tij, Tahir Batatina, të dëshpëruar.