Arsenali fitoi 2-1 ndaj Wolvesit, sukses që i mundëson skuadrës së Mikel Artetës të kryesojë Premier League.
Triumfe në shtëpi arritën edhe Brentford dhe Burnley.
Gunners zgjidhën gjithçka në pjesën e parë. Bukayo Saka kaloi vendasit në avantazh në minutën e gjashtë, teksa dyfishimi erdhi nga kapiteni Martin Odegaard.
Norvegjezi realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 13’. Arsenali menaxhoi avantazhin e dyfishtë deri në minutën e 86’.
Moment kur braziliani Matheus Cunha shënoi një eurogol për “Ujqit”. Por vetëm kaq, ndeshja përfundoi 2-1 dhe Arsenali e sheh veten i vetëm në krye me 33 pikë.