Kush është 16-vjeçari që vlen 54 milionë euro?

Futboll

Kush është 16-vjeçari që vlen 54 milionë euro?

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 20:45
Estevao

Nuk ka arritur akoma moshën madhore dhe është i lidhur që tani me një super klauzolë.

Ky është fati i Estevao Willian Almeida de Oliveira Gonçalves, i njohur nga të gjithë si Estevao. 16-vjeçari brazilian është një sulmues 16-vjeçar brazilian me shumë perspektivë.

I lindur dhe i rritur në sektorin e moshave të Palmeiras, ai konsiderohet se do të jetë një nga yjet e ardhshëm të futbollit europian.

Pavarësisht se nuk ka luajtur akoma një ndeshje si titullar, në fakt, ai ka një klauzolë prej 47 milionë sterlinash, reth 54.4 milionë euro.

Sepse emri i tij është bërë i rëndësishëm që tani në Europë dhe është vënë në shënjestër nga disa klube të mëdha të Europës. Gjithsesi, klubi brazilian nuk nxiton ta shesë.

Nëse pritshmëria e madhe që ekziston për të do të kthehet në realitet, atëherë do të dëgjojmë të flasim për të në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat