Tre fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe tre fitore të skuadrave mysafire me 21 gol të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 14-të të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë, ku skuadra e nga Dobërdolli edhe zyrtarisht siguroi epitetin kampion i sezonit vjeshtor.
Klubi i futrbollit Besa nga Dobërdolli pas fitores së sotme kundër Bashkimit në Kumanovë 3:0 me 37 pikë të grumbulluara zyrtarisht siguroi titullin kampin të sezonit vjeshtor që është suksesi më i madh i kësaj skuadre deri më tani.
Për fitoren e sigurt dhe të pastër si loti sot u kujdesë fiton Ademi i cili në pjesën e pare realizoi dy gola dhe Zani Nazifi i cili shënoi në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 3:0.
E veçanta e kësaj ndeshje është se pë sj kaqe të panjohura pjesa e dytë nisi me vonesë prej 15 minutave, por vazhdimit të pjesës së dytë çdo gjë shkoi në rregull krejt në suaza të rregullave të futbollit dhe fair play-t. Heroi i kësaj përball;je Fiton Ademi i cili ka shënuar 10-të gola për ekipin e tij deri më tani pas përfundimit të ndeshjes për KlanMacedonia, deklaroi:
“I lumtur për fitoren e sotme, patëm në ndeshje të vështirrë, por jam i lumtur dhe ndihem krenar për golat që ndihmoj ekipin të dalim kampion vjeshtor. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimit që në fund të kampionatit të kualifikohemi në elitën e futbollit vendor”.
Arsimi nga Koçani kthehet me një pike të rëndësishme duke barazuar me Osogovën 1:1 edhe pse deri në minutën e fundit ishte në epërsi. Fitore të sigurta kanë shënuar Pelisteri kundër Pobedës në Prilep dhe Skopje me fitoren kundë Bellasicës në Strumicë. Ohri mundi Teteksin 2:0, ndërsa Detonit Pllaçkovica mundi Kozhufin gjithashtu 2:0.
Pas ndeshjeve të javës së 14-të tabelën e kryeson Besa me 37 pikë, para Detonit Plaçkovica që ka 32 dhe Pelisteri me 30 pikë
Rezultatet e javës së 14-të
Bashkimi – Besa 1976 0:3
Belasica – Skopje 0:1
Detonit Plaçkovica – Kozhufi 2:0
Kamenica Sasa – Karaorman 2:2
Novaci – Vardar Negotino 3:2
Ohrid – Teteksi 2:0
Osogova – Arsimi 1:1
Pobeda – Pelisteri 0:2