Futbollistët nga Kosova, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku, nuk kanë të ndalur në kampionatin kroat.
Sahiti e Dajaku kanë shënuar për fitoren e thellë të Hajdukut të Splitit me rezultat 3:0 ndaj Goricës.
Leon Dajaku ka shënuar në minutë e 20-të e Mihael Zaper në atë të 64-tën pas asistimit të Dajakut.
Sahiti e ka vulosur fitoren në minutën e 69-të.
Dajaku ka luajtur 65 minuta e Sahiti 72.
Hajduku kryeson me 39 pikë pas 17 jave e Gorica është në të katërtin me 26.