Drita e Gjilani kërkon fitore me trajner të ri, Zekirja Ramadani.
Ballafaqimi mes Dritës dhe Feronikelit 74 luhet nesër në orën 13.00.
Drita aktualisht renditet në vend të tretë me 25 pikë e Feronikeli në të tetin me 15 sosh.
Futbollisti i Dritës, Muharrem Jashari, tha se janë përgatitur maksimalisht dhe janë të motivuar.
"E dijmë që nesër na pret një ndeshje e vështirë, duke e parë çfarë futbollistë ka Feronikeli.
Edhe në ndeshjen e parë na kanë shkaktuar shumë probleme dhe jemi të motivuar shumë dhe shpresoj të kthehemi te fitorja", ka thënë Jashari.