Partizani dhe Tirana, luajnë nesër përballjen e dytë mes tyre.
Pavarësisht se skema dhe vetë niveli i futbollit tonë e ka zbehur Superioren, sërish interesi për këtë ndeshjen është i lartë.
Lajmi i mirë është se në orën e derbit nuk do të ketë reshje shiu, që e bëjnë të vështirë lëvizjen për tifozët.
Temperatura në orën 19:00 pritet të jetë rreth 8 gradë, relativisht ftohtë, por e përballueshme.
Për lojtarët është temperature mjaft e përshtatshme.
Sa i përket basteve, Partizani shihet disi më favorit nga kompanitë, për shkak të renditjes dhe ecurisë. Fitorja e Tiranës kuotohet me koeficientin 2.8, ndërsa ajo e Partizanit, 2.4. Barazimi ka koeficientin 3.1.