Futbollistët e Besës kanë shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit në Kumanovë me rezultat 0:3, në kuadrin e javës së 14-të të Ligës së dytë dhe kështu një javë para përfundimit të stinorit vjeshtor janë shpallur kampion të gjysmësezonit.
Izair Emini për Open-TV ka deklaruar se Bashkimin e kanë respektuar maksimalisht.
Ai ka theksuar se këto tre pikë ishin të rëndësishme, pasi i kanë bërë kampion vjeshtor.
“Bashkimin e kemi respektuar maksimalisht. Këto tre pikë ishin të rëndësishme, na bënë kampion vjeshtor”.