Besa nga Dobërdolli mposhti Bashkimin në Kumanovë me rezultat 0:3, në kuadrin e javës së 14-të të Ligës së dytë dhe kështu një javë para përfundimit të stinorit vjeshtor janë shpallur kampion të gjysmësezonit.
Fiton Ademi shënoi dy gola, dhe ishte lojtari më i dalluar në ndeshje.
Ai tha se Bashkimi ishte kundërshtar i vështir. Ademi theksoi se është shumë i lumtur për golat dhe fitoren. Sulmuesi i Besës shpreson që të arrijnë objektivin -të hyjmë në Ligën e Parë të Maqedonisë.
“Bashkimi, kundërshtar i vështirë.
Jam shumë i lumtur për golat dhe fitoren”, tha Fiton Ademi