Dita e derbit erdhi. Tirana dhe Partizani do masin forcat në “Air Albania” prej orës 19:00.
Dhe pse asgjë nuk ia zbeh bukurinë kësaj sfide, mungesat kanë rënë në sy nga të dyja kampet.
Ahmataj dhe Abilaliaj i konfirmuan dëmtimet në konferencat e zakonshme për shtyp në prag të ndeshje. Te bardheblutë bëhet fjalë për Lulajn, Haxhiun, Qefalijan dhe Patrick, ndërsa Hasani mbetet në dyshim.
Partizani i ka të ditura dëmtimet prej kohësh. Hoxha, Bytyçi, Preka, Atanaskoski, Sota, Kocijan dhe Bintsouka nuk ia dalin në kohë. Me këto lojtarë nga të dyja skuadrat, mund të ndërtohet pa frikë një formacion i kombinuar që do ishte i frikshëm në derbi.
4-2-3-1: Hoxha; Sota, Bytyçi, Preka, Atanaskoski; Lulaj, Qefalija; Hasani, Patrick, Haxhiu; Bintsouka.